Së paku 44 të vrarë në sulmin e ri të IDF-së në Rripin e Gazës
- Së paku 44 persona u vranë sot, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi Mbrojtja civile e territorit palestinez.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:10, 7 prill, 2025
Gazë, 7 prill 2025 (MIA) - Së paku 44 persona u vranë sot, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi Mbrojtja civile e territorit palestinez.
"Numri i të vrarëve në sulmet izraelite prej sot në mëngjes është të paktën 44, duke prëfshirë 21 persona në Kan Junis", deklaroi Mahmud Basal, zëdhënës i mbrojtjes civile në pjeësn jugore të Rripit të Gazës, transmetuan mediumet franceze.
Më 18 mars, armata izraelite i vazhdoi sulmet në Rripin e Gazës pas dy muajve të armëpushimit të brishtë. ab/
Foto: МIА arkivi