• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 40 viktima në Izrael pas sulmit të Hamasit

Së paku 40 viktima në Izrael pas sulmit të Hamasit

Gazë, 7 tetor 2023 (MIA) - Grupi islamist palestinez Hamas vrau mbi 40 njerëz sot në një sulm të befasishëm dhe më të madh ndaj Izarelit në vitet e fundit, në të cilin sulmes të armatosur hynë në qytetet izraelite derisa për momentin kur edhe predha ishin gjuajtur ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës. Izraeli kumtoi se grupi i mbështetur nga Irani i ka shpallur luftë Izraelit, ndërsa ushtria konfirmoi se po lufton kundër militantëve në disa qytete izraelite dhe baza ushtarake në afërsi të Gazës.

"Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë", deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në video-fjalimin drejtuar bashkëkombasve të vet nga shtabi ushtarak në Tel Aviv.

Së paku 40 izraelitë e humbln jetën, ndërsa mbi 700 janë lënduar, sipas shërbimeve izraelite për raste urgjente, të cilat presin që numri i viktimave të rritet.

Ushtria izraelite kumtoi se ka kryer sulme ajrore ndaj Gazës, me ç'rast jetën e kanë humbur dy persona. Sulmi përfshin infiltrim të paparë të një numri të pacaktuar të anëtarëve të armatosur të Hamasit në Izrael nga Gaza dhe një prej eskalimeve mës erioze në konfliktin izraelito-palestinez në vitet e fundit.

Mediumet izraelite lajmëruan se militantët po mbajnë peng izraelitë në qytetin Ofakim dhe se pesë militantë palestinezë janë vrarë në qytetin Sderot ku janë djegur shtëpi. Ka përleshje të armatosura mes grupeve të luftëtarëve palestinezë dhe forcave të sigurimit në qytetet në Izraelin jugor.

Shefi i policisë izraelite deklaroi se në jug të Izraeëit po zhvillohen luftime në 21 vende, që tregon se sa janë të mëdha përmaasat e sulmeve.

Në Gazë, njerëzit shpejtuan të blejnë rezerva të ushqimit në pritje të ditëve të luftës. Disa janë në strhimore.

Komandanti ushtarak i Hamasit, Muhamed Al-Deif, e paralajmëroi fillimin e operacionit përmes mediumebe të hamasit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

Ai deklaroi se qëllimi i sulmit kanë qenë  pozicionet e armikut, aeroportet dhe pozicioni ushtarak dhe pohoi se janë lëshuar 5.000 raketa.

Konflikti i fundit i madh mes Izarelit dhe Hamasit ishte Lufta dhjetëditëshe në vitin 2021.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se Hamasi me sulmin ndaj Izraelit ka bërë "gabim serioz". Hamasi ka bërë gabim të rëndë këtë mëngjes dhe ka filluar një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët e Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) luftojnë kundër armikut. Izraeli do ta fitojë këtë luftë, theksoi Galant.

Eskalimi erdhi në kohën e dhunës në rritje mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Bregun perëndimor, i cili së bashku me Rripin e Gazës është pjesë e territoreve ku palestinezët gjatë kohë po tentojnë të themelojnë shtet. Njëkohësisht, Izraeli është tronditur nga ndarjet politike për shkak të rerformave gjyqësore qeveritare, ndërsa Uashingtoni punon në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e cila mbështetet nga Irani, kumtoi se sulmi është porosi kundër normalizimit të marrëdhënieve.

"Raketimi masiv i Hamasit nga Rripi i Gazës ndaj Izraelit është përgjigje vendimtare ndaj okupimit rrjedhës izraelit të territoreve palestineze dhe porosi drejt atyre të cilët kërkojnë normalizim të marrëdhënieve me Izraelin", kumtoi Hezbollahu.

Mediumet e Hamasit kumtuan video xhirime në të cilat, siç thonë, tregojnë trupa të ushtarëve izraelitë të transportuar në Gazë dhe xhirime nga forcat e armatosura palestineze në shtëpitë izraelute, si dhe lëvizje të anëtarëve të Hamasit me xhipa në në qytet izraelit. Tani për tani nuk ka konfirmim për videot nga mediumet perëndimore. Mediumet palestineze kumtuan edhe se Hamasi ka zënë rob disa izraelitë, ndërsa mediumet e Hamasit kumtuan video në të cilën shihet një tank i shkatërruar izraelit.

Banorët e Gazës njoftojnë se konflikte të armatosura po zhvillohen përgjatë rrethojës që e ndan Rripin e Gazës nga Izraeli në afërsi të qytetit jugor Kan Junis, ndërsa vërejtën edhe lëvizje të konsiderushme të forcave të armatosura.

Shërbimi izraelit për raste urgjente kumtoi se ekipe janë dërguar në rajonin e Izraelit jugor nëa fërsi të Gazës dhe banorët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Grupi palestinez Xhihadi islamik kumtoi se luftëtarët e tij iu bashkuan Hamasit në sulm.

"Ne jemi pjesë e kësaj beteje, luftëtarët tanë janë krah për krah me vëllezërit e tyre në brigadat Kasam derisa nuk arrihet fitorja", kumtoi në Telegram zëdhënësi i krahut të armatosur të Xhihadit islamik, Abu Hamza.

Sulmi i papritur, masiv i Hamasit në festën hebraike Simhat Toru i përkujtoi izraelitët për luftën e tetorit të vitit 1973, kur u sulmua shteti hebraik, në Ditën e pendimit (Jom Kipur). Dje u bënë 50 vite nga ajo luftë.

pesëdhjetëvjetori i asaj lufte ishte dje. Ekspertët theksuan se sulmi është rezultat i thirrjeve të kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe aleatët ultra-djathtistë për aksion proagresiv kundër kërcënimeve nga Rripi i Gazës.

Komentuesit politik e kritikuan Qeverinë se nuk ka paraparë sulm të koordinuar nga Hamasi, me ç'rast së paku 22 persona, ndërsa mbi 500 janë lënduar.

Netanjahu paraprakisht kumtoi se Izraeli është në luftë, ndërsa armata izraelite shpalli gatishmëri ushtarake dhe filloi operacionin "Shpatat e hekurta" ndaj Rripit të Gazës.

Bashkimi Evropian me shqetësim të madh i ndjekë lajmet që vijnë nga Izraeli dhe i dënon sulmet e Hamasit, kumtoi sot përfaqësuesi i alrtë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA-ja "pa dyshim i dënojnë" sulmet e grupit islamist palestinez Hamas ndaj civilëve izraelitë.

Ai shtoi se SHBA-ja qëndron fuqishëm me qeverinë dhe popullin e Izraelit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR