• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku 40 palestinezë e humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Së paku 40 palestinezë e humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 8 gusht 2024 (MIA) - Së paku 40 persona e humbën jetën sot në sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Mjekët palestinezë kumtuan se së paku 15 persona janë vrarë në sulmet në kampin Al Buraj në qendër të Gazës, ku janë shkatërruar edhe shumë shtëpi, përderisa katër persona janë vrarë në kampin Nusejrat.

Paraprakisht sot 15 palestinezë e humbën jetën, ndërsa 30 janë lënduar në sulmin me bombë ndaj dy shkollave në lindje të qytetit të Gazës, kumtoi shërbimi për raste urgjente.

Ushtria izraelite kumtoi se i ka sulmuar komandantët dhe qendrat kontrolluese të hamasit në shkollat Abdel-Fat Hamud dhe Al-Zahra në lagjen Tufa në qytetin e Gazës, ku kanë vepruar militantët e Hamasit dhe se ka goditur dhjetëra caqe ushtarake në Gazë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se së paku 39.699 palestinezë janë vrarë, ndërsa 91.772 janë lënduar në sulmet izraelite prej fillimit të konfliktit më 7 tetor. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR