• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Së paku 26 persona e humbën jetën në tornadon që i kaploi jugun dhe perëndimin e mesëm të SHBA-së

Së paku 26 persona e humbën jetën në tornadon që i kaploi jugun dhe perëndimin e mesëm të SHBA-së

Uashongton, 2 prill 2023 (MIA) - Së paku 26 persona e humbën jetën në vrullin e tornadove që goditën qytete në perëndimin jugor dhe të mesëm të SHBA-së.

BBC sot lajmëroi se erërat e fuqishme dëmtuan shtëpi, ndërsa qindra mijë persona kanë mbetur pa rrymë.

Tornadoja më fuqishëm i goditi shtetet federale amerikane Virxhinia, Ohajo dhe Pensillvani, ndërsa kaloi edhe nëpër Arkanzas, Tenesi, Ilinois, Indiana, Alabama dhe Misisipi.

Guvernatorja e Arkanzasit, Sara Hakabi Sander, para dy ditëve shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet federal amerikan, ndërsa Garda nacionale është aktivizuar për të ndihmuar në pasojat nga moti i lig.

Sanders tha se ka biseduar me presidentin amerikan, Xho Bajden për situatën dhe se prej tij ka marrë premtim për ndihmë federale.

Gjatë koncertit të një grupi roku në Belvider, Ilinois, të premten nga moti i lig u rrëzua patia e teatrit, me ç'rast një person e humbi jetën, ndërsa 28 janë lënduar.

Javën e kaluar në tornado në Misisipi jetën e humbën edhe 26 persona. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR