• e premte, 22 nëntor 2024

Së paku 24 persona e humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në pjesën verilindore të Libanit

Së paku 24 persona e humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në pjesën verilindore të Libanit

Bejrut, 1 nëntor 2024 (MIA) - Së paku 24 persona e humbën jetën në sulmet e sotme ajrore në pjesën verilindore të Libanit, lajmëroi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve, duke shtuar se raportet e kaluara kanë treguar se numri është tetë.

Armata izraelite kumtoi se cak i operacionit ushtarak në Liban është infrastruktura e organizatës ekstremiste libaneze Hezbollah.

Agjencia kumtoi se janë kryer katër sulme ajrore ndaj disa fshatra në pjesën verilindore të Libanit dhe se shpëtimtarët po gjurmojnë për të mbijetuarit nën rrënojat e shtëpisë e cila është goditur në qytetin Junin, në luginën Beka.

Husein Haxh Hasan, deputet libanez i cili e përfaqëson rajonin Baalbek-Hermel, tha se 60.000 njerëz tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në rajon për shkak të sulmeve izraelite.

Numri i viktimave nga sulmet e sotme pritet të rritet. ab/

Foto: МIА arkivi


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR