• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 23 të lënduar në tajfunin Lan në Japoninë perëndimore, janë anuluar mbi 500 fluturime

Së paku 23 të lënduar në tajfunin Lan në Japoninë perëndimore, janë anuluar mbi 500 fluturime

Tokio, 16 gusht 2023 (MIA) - Së paku 23 persona janë lënduar në tajfunin Lan i cili dje e kaploi pjesën perëndimroe të Japonisë dhe arriti në gadishullin Kii. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të shkaktuara nga moti i lig krijuan kaos në transportin hekurudhor mu gjatë festave, lajmëruan mediumet japoneze.

Agjencia meteorologjike japoneze kumtoi se për shkak të reshjeve të fuqishme të shiut, qeveria e prefekturës Totori shpalli nivelin më të lartë të gjendjes së jashtëzakonshme për rreth 180 mijë banorët e saj.

Një person, rreth 60 vjeçar, në qytetin Vakajama u gjet pa vetëdije, i ngjitur në murin e jashtëm të një ndërtese dhe akoma është në gjendje kritike. Në meisn e të lënduarve në Japoninë perëndimore është edhe një grua 70-vjeçare në Sakai, prefektura e osakës, e cila u godit nga çatia.

"Japan Airlines" dhe "All Nippon Airlines" dje anuluan mbi 560 fluturime deri dhe nga Japonia perëndimore, me ç'rast u goditën 50 mijë udhëtarë. Rreth 650 njerëz u detyruan ta kalojnë natën në aeroportin Kansai pasi që tajfuni e ndërpreu rrjetin lokal hekurudhor dhe rrugor. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR