• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku 22 viktima në sulmin ndaj një shkolle në Gazë për të cilën IDF pohon se ishte qendër komanduese e Hamasit

Së paku 22 viktima në sulmin ndaj një shkolle në Gazë për të cilën IDF pohon se ishte qendër komanduese e Hamasit

Gazë, 23 shtator 2024 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kumtuan se kanë sulmuar një qendër komanduese të grupit militant palestinez, Hamas, të vendosur në një ndërtesë në qendër të Gazës, e cila paraprakisht është shfrytëzuar si shkollë.

"Qendra për komandë dhe kontroll, që ishte instaluar në kompleksin që paraprakisht shërbeu si shkollë "Kaled ibn al-Valid", u shfrytëztua nga terroristët e Hamasit për planifikim dhe ekzekutim të sulmeve terroriste kundër trupave të IDF-së dhe shtetit të Izraelit", kumtoi ushtria izraelite.

Në kumtesën e publikuar në rrjetet sociale, IDF nuk jep informata për viktimat. Ushtria kumtoi se "janë ndërmarrë shumë hapa për t'u minimizuar rreziku për lëndimin e civilëve".

"Ky është shembull plotësues për keqpërdorim sistematik të infrastrukturës civile nga ana e organizatës terroriste Hamas që po e shkelë të drejtën ndërkombëtare", theksoi armata.

Autoritetet palestineze kumtuan se së paku 22 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, e humbën jetën në sulmin izraelit ndaj kompleksit shkollor. Zëdhënësi i Mbrojtjes civile të Gazës, Mahmud Basal tha se predha e goditi shkollën Al-Zajtun në afërsi të qytetit të Gazës, e cila shërbente si strehim për mijëra njerlz. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR