Së paku 20 të vdekur në Haiti nga vërshimet e shkaktuara nga uragani Melisa
- Së paku 20 persona, mes të cilëve edhe 10 fëmijë, e humbën jetën, ndërsa 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur në vërshimet e fuqishme që e goditën pjesën jugore të Haitit, të shkaktuara nga uragani Melisa, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:27, 29 tetor, 2025
Port-o-prens, 29 tetor 2025 (MIA) - Së paku 20 persona, mes të cilëve edhe 10 fëmijë, e humbën jetën, ndërsa 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur në vërshimet e fuqishme që e goditën pjesën jugore të Haitit, të shkaktuara nga uragani Melisa, kumtuan autoritetet lokale.
Shërbimi i Haitit për mbrojtje civile informoi se në rrjedhë është gjurmimi për banorët e zhdukur, pasi që lumi doli nga shtrati dhe mori me veti disa shtëpi.
Melisa është uragani më i fuqishëm që e ka goditur rajonin në 90 vitet e findit.
Dje kaloi nëpër Xhamajkë, ndërsa sot i kaploi edhe brigjet e Kubës, ku, sipas presidentit Migel Diaz-Kanel, ka "dëme të konsiderueshme".
Numri i përjgithshëm i viktimave në Xhamajkë, Republikën domenikane, panama dhe Haiti deri më tani është së paku 30 persona.
Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara kumtuan se shkatërrimet në Xhamajkë arrijnë "përmasa të papara", me dëme të mëdha ndaj infrastrukturës, rrugëve, rrjetit telekomunikues dhe atij energjetik.
"Vlerësimet fillestare tregojnë se mbi një milion njerëz janë goditur nga uragani, deklaruan koordinuesit e KB-së për rajonin e Karaibeve. ab/
foto: ЕPА