Së paku 18 të vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë, në sulmet izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës
- Së paku 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin qendror të Gazës, një ditë pasi të paktën 33 persona u vranë në një shkollë në udhëheqësinë e OKB-së në të cilën strehoheshin të familjet palestineze të zhvendosura, njoftojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve shëndetësore.

Gazë, 7 qershor 2024 (MIA) - Së paku 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin qendror të Gazës, një ditë pasi të paktën 33 persona u vranë në një shkollë në udhëheqësinë e OKB-së në të cilën strehoheshin të familjet palestineze të zhvendosura, njoftojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve shëndetësore.
Sipas tyre, sulmet kishin për qëllim kampet e refugjatëve "Nusejrat" dhe "Magazi", si dhe qytetet Deir al-Balah dhe Az Zavaida. Sipas të dhënave nga spitali, në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë dhe një grua, si dhe kryetari i komunës NuseJrat.
Armata izraelite sot kumtoi se vazhdon me operacionet në disa zona në pjesën qëndrore të Rripit të Gazës. ls/
Foto: EPA