• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku 11 viktima në sulmin më të fuqishëm izraelit ndaj Libanit

Së paku 11 viktima në sulmin më të fuqishëm izraelit ndaj Libanit

Jerusalem, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Izraeli e kreu sulmin më të fuqishëm ndaj Libanit që nga nënshkrimi i armëpushimit me Hezbollahun, me ç'rast jetën e humbën së paku 11 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Liban kumtoi se në sulmin ajror izraelit ndaj fshatit libanez Haris jetën e humbën pesë persona, ndërsa dy janë plagosur. Në sulmin e dytë ajror ndaj fshatit Talusa jetën e humbën katër persona, ndërsa dy u plagosën.

Sulmi pasoi pas sulmit të djeshëm të Hezbollahut ndaj forcave izarelite në malin Dov, territor kontestues që e mbajnë izraeëitët, në kufirin trepalësh mes Libanit, Sirisë dhe Izraelit.

Marrëvehsja prej 60 ditëve duhej ta përfundonte luftën njëvjeçare mes Hezbollahut dhe Izraelit, që filloi në të njejtën kohë me luftën mes hamasit dhe Izraelit.

Ushtria izraelite mbrëmë vonë kreu seri të sulmeve ajrore ndaj, siç tha, luftëtarëve të Hezbollahut, infrastrukturës dhe raketahedhësve në Liban, si përgjigje ndaj Hezbollahut duke gjuajtur dy predha drejt malit Dov. Izraeli tha se predhat ranë në rajone të hapura dhe s enuk ka të lënduar.

Hezbollahu në kumtesë tha se ka sulmuar pozicionin ushtarak izraelit në malin Dov si "përgjigje mbrpjtëse dhe paralajmërim" pasi që Izraeli, sipas tyre, e shkeli marrëveshjen për armëpushim. Ata shtuan se thirrjet drejt ndërmjetësuesve të angazhuar për ta mbikëqyrur ndërprerjen e zjarrit "ishin të kota në ndalimin e këtyre shkeljeve".

Para sulmit të djeshëm të Hezbollahut, izraelitët kryen së paku katër sulme ajrore dhe sulme artilerike ndajh Libanit jugor, si dhe sulm me fluturake pa pilot në të cilin jetën e humbi një perosn në motoçikletë, lajmëruan mediumet shtetërore libaneze. Në sulmin e dytë u vra një nëpunës i shërbimeve libaneze të sigurisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR