• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Rute vazhdoi ta lavdërojë Trampin për sulmet në Iran pavarësisht vlerësimit të inteligjencës amerikane

Rute vazhdoi ta lavdërojë Trampin për sulmet në Iran pavarësisht vlerësimit të inteligjencës amerikane

Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot përsëriti se i qëndron besnik vlerësimeve të tij mbi presidentin amerikan Donald Tramp, për atë që e quajti "aksion vendimtar në Iran" dhe pavarësisht raporteve të medias që vënë në pikëpyetje ndikimin e vërtetë të këtyre sulmeve.

Rute dje dërgoi urim deri tek presidentit Tramp që presidenti amerikan më pas i postoi në rrjetet sociale, duke e quajtur sulmin e SHBA-së ndaj Iranit "vërtet të jashtëzakonshëm".

Mëngjesin e sotëm në samitin e NATO-s në Holandë, Rute përsëriti se nuk po e braktis atë vlerësim.

"Katërmbëdhjetë bomba të mëdha të hedhura mbi strukturë bërthamore në Iran - mendoj se kjo ishte thelbësore për të bërë gjithçka të mundshme për të shkatërruar aftësinë bërthamore të Iranit të cilën nga pikëpamja e NATO-s, ai vend nuk duhet ta arrijë kurrë", u tha Rute gazetarëve.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi që Si-En-En publikoi se vlerësimi paraprak nga inteligjenca ushtarake amerikane sugjeron se sulmet nuk shkatërruan komponentët kyçe të programit bërthamor të Iranit, por me sipas të gjitha gjasave e vonuan atë me disa muaj. Ai vlerësim, sipas Si-En-En-it u përshkrua nga shtatë burime të njohura me përmbajtjen e tij.

Dhe pavarësisht këtyre zbulimeve, Rute e përsëriti mbështetjen e tij për veprimet e SHBA-së dhe Trampit, duke theksuar se parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore ka qenë përparësi e hershme e Aleancës. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR