Rute u propozoi anëtarëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3,5 për qind të PBB-së
- Sekretari i përgjithshëm i mbrojtjes, Mark Rute u propozoi anëtarëve të Aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3,5 për qind të PBB-së dhe të ndajnë 1,5 për qind shtesë për shpenzime më të gjëra që lidhen me sigurinë, me qëllim që të plotësohet kërkesa e presidentit amerikan Donald Tramp që anëtarët e Aleancës ushtarake të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtjen.
- Post By Sara Ademi
- 19:20, 2 maj, 2025
Bruksel, 2 maj 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i mbrojtjes, Mark Rute u propozoi anëtarëve të Aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3,5 për qind të PBB-së dhe të ndajnë 1,5 për qind shtesë për shpenzime më të gjëra që lidhen me sigurinë, me qëllim që të plotësohet kërkesa e presidentit amerikan Donald Tramp që anëtarët e Aleancës ushtarake të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtjen.
Zyrtarë të informuar mirë u kanë thënë disa agjencive botërore se shpenzimet më të gjera në lidhje me sigurinë mund të përfshijnë kostot për përmirësimin e rrugëve dhe urave për të mbështetur transportin e automjeteve të rënda ushtarake.
Aktualisht, qëllimi është që anëtarët e NATO-s të ndajnë të paktën dy përqind të PBB-së për mbrojtje. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s