Rute: Turqia është aleate e fuqishme dhe e aftë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute e quajti Turqinë aleate të fuqishme dhe të aftë, pas takimit të sotëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Ankara, lajmëroi Anadollu.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:20, 13 maj, 2025

Ankara, 13 maj 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute e quajti Turqinë aleate të fuqishme dhe të aftë, pas takimit të sotëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Ankara, lajmëroi Anadollu.
"Biseduam edhe për Ukrainën, ku ekziston dritare reale e mundësive për përparim drejt paqes", theksoi Rute në kumtimin në X para takimit joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s më 14 dhe 15 maj në Antalia, destinacion turistik turk në Mesdheun jugor.
Ai tha se është e shkëlqyeshme të takohet Erdogani derisa po përgatiten për samitin e NATO-s, muajin e ardhshëm "për ta mbajtur Aleancën të fuqishme".
Gjatë takimit, Erdogan i tha shefit të NATO-s se Ankaraja e vlerëson Aleancën dhe si konfirmim për atë, Turqia sërish do ta marrë komandën e forcave të NATO-s në Kosovë, kumtoi Drejtoria për komunikime e Presidencës turke. ab/
Foto: Anadollu