• e diel, 19 janar 2025

Rute: Tashmë është funksionale Komanda e NATO-s në Gjermani për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Rute: Tashmë është funksionale Komanda e NATO-s në Gjermani për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Berlin, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se komanda e re e Aleancës në qytetin gjerman Vizbaden ka filluar të koordinojë ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën.

"Komanda e NATO-s në Vizbaden për ndihmën dhe trajnimin e sigurisë në Ukrainë tashmë ka filluar punën", theksoi Rute.

NATO mori nga SHBA koordinimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën. Ndihma amerikane për Ukrainën është koordinuar nga baza e forcave ajrore amerikane “Ramshtajn”, ndërsa selia e misionit të ri të NATO-s në Ukrainë ndodhet në bazën amerikane “Klej Baraks” në Vizbaden.

Sipas mediave perëndimore, qëllimi i marrjes së kontrollit është të mbrojë mekanizmin mbështetës për Ukrainën nga presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp skeptik ndaj NATO-s.

Tramp, i cili do të marrë detyrën në janar, ka thënë se dëshiron të përfundojë shpejt luftën në Ukrainë, por nuk ka zbuluar detaje. Ai ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.

Ndërkohë, administrata e presidentit në largim Xho Bajden po përpiqet të dërgojë sa më shumë armë të jetë e mundur në Kiev mes shqetësimeve se Tramp mund të zvogëlojë furnizimet ushtarake në Ukrainë.

Në mandatin e tij të parë si president, Tramp u kërcënua se SHBA-ja do të largohet nga aleanca dhe u kërkoi aleatëve të ndajnë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR