Rute tallet me Rusinë: Ariu nuk duhet t'u tregojë të gjithëve se është ari, kjo gjithsesi shihet
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, u tall me mesazhet e djeshme të Moskës, pasi Kremlini u përgjigj në deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp se Rusia është "një tigër në letër".
- Post By Sara Ademi
- 10:59, 26 shtator, 2025
Nju-Jork, 26 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, u tall me mesazhet e djeshme të Moskës, pasi Kremlini u përgjigj në deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp se Rusia është "një tigër në letër".
"Tërë ditën e dëgjojmë Kremlinin duke thënë: "Jo, ne nuk jemi tigër në letër. Ne jemi ari". Epo, e dini, nëse je ari, nuk ke pse ta theksosh se je ari sepse të gjithë do ta vënë re gjithsesi. Kjo tregon një dobësi të madhe nga pala ruse. Është e qartë se presidenti Tramp ka prekur një nerv", tha Rute për Foks Njuz.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, paraprakisht u përgjigj në fjalët e Trampit duke thënë se Rusia është ari, ndërsa jo tigër, duke shtuar: "Nuk ekziston diçka e tillë, si ari letre".
NATO Secretary General Mark Rutte:
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 26, 2025
The whole day yesterday, we had the Kremlin saying, "No, we are not a paper tiger. We are a bear." Well, you know, if you are a bear, you don't have to announce yourself to be a bear because everybody will notice. This shows a lot of weakness… https://t.co/IfI1Cf27L1 pic.twitter.com/U9ogXlLjZr
Ai komentoi gjithashtu pretendimin e Trampit se Ukraina mund të kthejë nën kontrollin e saj të gjithë territorin e pushtuar, duke thënë se "forcat ruse po përparojnë në të gjitha frontet në Ukrainë" dhe se "dinamika e luftës është e dukshme".
Duke folur për mundësinë për takimin midis Vladimir Putinit dhe Volodimir Zelenskit, Peskob konfirmoi se "takimi mes dy liderëve pa përgatitje adekuate do të ishte PR-shou i dënuar në mossukses".
Presidenti amerikan Donald Tramp pardje tha se vendet anëtare të NATO-s duhet t'i rrëzojnë aeroplanët rusë që e shkelin hapësirën e tyre ajrore. Ai gjithashtu tha se beson që Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mund ta kthejë gjithë territorin që Rusia ka marrë që nga fillimi i pushtimit, megjithëse më parë kishte thënë se si Kievi ashtu edhe Moska do të duhej të hiqnin dorë nga një pjesë e territorit për t'i dhënë fund luftës.
"Duke njohur dhe kuptuar plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës dhe Rusisë, dhe duke parë problemet ekonomike që ato po krijojnë për Rusinë, besoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe ta rikthejë të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale. Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa, dhe veçanërisht nga NATO, kufijtë origjinalë ku filloi kjo luftë janë një mundësi shumë e mirë. Pse jo? Rusia ka luftuar një luftë të pakuptimtë për tre vjet e gjysmë që një force të vërtetë ushtarake do t'i duhej më pak se një javë për ta fituar. Ky nuk është një kompliment për Rusinë. Në fakt, i bën ata të duken si një "tigër letre", shkroi Tramp.
Ai shtoi se kur rusët të kuptojnë se çfarë po ndodh në luftë, nga mungesa e karburantit dhe radhët e gjata në stacionet e benzinës deri te fakti që vendi po shpenzon shumicën e parave të tij duke luftuar Ukrainën, Kievi do të jetë në gjendje të marrë të gjithë tokën e tij mbrapsht, "dhe ndoshta më shumë".
"Putini dhe Rusia janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe tani është koha që Ukraina të veprojë. Sidoqoftë, u uroj të dy vendeve më të mirat. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë NATO-n me armë në mënyrë që NATO të mund të bëjë çfarë të dojë me ato armë. Fat të mbarë të gjithëve", tha Trampi. sa/