Rute: Rusia për tre muaj prodhon aq municion sa prodhon NATO-ja për një vit
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi sot se Rusia prodhon municion për tre muaj aq sa NATO arrin të prodhojë për një vit, edhe pse ekonomikisht është njëzet herë më i madh se Rusia.
- Post By Besnik Shuki
- 17:06, 15 shkurt, 2025

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi sot se Rusia prodhon municion për tre muaj aq sa NATO arrin të prodhojë për një vit, edhe pse ekonomikisht është njëzet herë më i madh se Rusia.
"Rusia ka kaluar në një ekonomi lufte. Nuk ende kemi bërë ende këtë. Duhet të përshpejtojmë prodhimin dhe të reduktojmë burokracinë", tha Rute në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke theksuar nevojën për përshtatje më të shpejtë të aftësive mbrojtëse të NATO-s.
Ai gjithashtu tha se anëtarët e aleancës do të duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje "konsiderueshëm më shumë se tre për qind" të BPV-së. bsh/