• e premte, 05 dhjetor 2025

Rute: Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkaktuar përçarje, BE dhe NATO punojnë së bashku

Rute: Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkaktuar përçarje, BE dhe NATO punojnë së bashku

Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) - Nuk ka asnjë dyshim se BE-ja dhe NATO-ja po punojnë së bashku për të siguruar forcimin e të dy organizatave, deklaroi Mark Rute para fillimit të takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, në të cilin mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski.

Sipas Rutes, nismat mbrojtëse të BE-së, si "Muri i dronëve", nuk përfaqësojnë asnjë dyfishim të përpjekjeve për mbrojtje, sepse NATO është e fuqishme në gjlrat e "vështira", si standardet dhe kapacitetet nga ana ushtarake, ndërsa Unioni ka fuqinë me tregun e brendshëm për të siguruar mjete dhe për të lidhur vendet anëtare. 

Ky kombinim është çelësi për ne që të punojmë së bashku. Rusia po përpiqet të na përçajë, por nuk po ia del ta bëjë këtë dhe ne bashkëpunojmë shumë mirë së bashku, theksoi Rutte, duke shtuar se NATO po monitoron nga afër edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

"Ky kombinim është kyç për të punuar së bashku. Rusia po përpiqet të na përçajë, por nuk ka sukses në këtë dhe ne po bashkëpunojmë shumë mirë së bashku, theksoi Rute, duke shtuar se NATO, gjithashtu, po ndjek me kujses edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor . 

Ai shtoi se dita e sotme do të jetë një ditë e rëndësishme, në të cilën ministrat do të diskutojnë se çfarë mund të bëhet më shumë për mbrojtjen e NATO-s nga sfidat e reja pas asaj që ndodhi së fundimi me sulmet e dronëve.

"Patëm një samit jashtëzakonisht të suksesshëm në Hagë, ku, siç e dini, ramë dakord të rrisim shpenzimet e mbrojtjes në pesë përqind të PBB-së, duke përfshirë 3,5 për qind për mbrojtjen thelbësore dhe 1,5 për qind për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me mbrojtjen. Ishte një samit ku folëm gjithashtu për rritjen e prodhimit industrial të mbrojtjes dhe për të siguruar që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm për të vazhduar luftën. Edhe sot do t'i referohemi të gjitha këtyre çështjeve", tha Rute. 

Ai paralajmëroi se zhvillimet në Ukrainë dhe rritja e mëtejshme e mbështetjes për vendin do të diskutohen gjatë drekës së punës, në të cilën do të marrin pjesë ministri ukrainas i Mbrojtjes Denis Shmigal dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili do të mbahet pas takimit ministror.

"Një nga çështjet që do të diskutojmë është edhe programi i ri, të cilin e nisëm në gusht, ku SHBA-ja po i jep përsëri mbështetje thelbësore ushtarake Ukrainës, me mjete të siguruara nga aleatët. Dy miliardë janë siguruar tashmë dhe kam arsye të supozoj se sot edhe shumë vende të tjera do të paralajmërojnë ndihmë", tha Rute. 

Sipas tij, kjo, së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore, janë gjëra kyçe që janë të rëndësishme për të siguruar që popullsia civile dhe infrastruktura kyçe e Ukrainës do të jenë sa më mirë të mbrojtura nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Lidhur me propozimet për të rrëzuar të gjitha aeroplanët që shkelin hapësirën ajrore të NATO-s, Rute vlerësoi se nuk duhet të jetë kaq radikal dhe, përpara se të ndërmerren veprime për rrëzim të mundshëm të tyre, duhet të shqyrtohet nëse ato paraqesin kërcënim specifik. ls/ 

Foto: Arkivi i  MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR