Rute për planin e Trampit: Rusia po humb 20.000 trupa në muaj, ndërsa mori vetëm një për qind të territorit ukrainas këtë vit
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute ka ftuar në kujdes në lidhje me pritshmëritë e propozimit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se plani kërkon negociata thelbësore.
- Post By Fami Bajrami
- 08:10, 26 nëntor, 2025
Berlin, 26 nëntor 2025 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute ka ftuar në kujdes në lidhje me pritshmëritë e propozimit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se plani kërkon negociata thelbësore.
Rute i tha grupit mediatik RND dhe gazetës spanjolle "El Pais" në deklaratat e publikuara mbrëmë se korniza e shqyrtuar bashkërisht nga SHBA dhe Ukraina, ofron elemente premtuese, por edhe çështje të pazgjidhura që do të kërkojnë raunde të mëtejshme diplomatike.
Rute tha gjithashtu se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në personel - rreth 20.000 ushtarë çdo muaj - ndërsa ka fituar pak territor. "Rreth një milion ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur rëndë që nga invazioni", tha ai, duke shtuar se Moska ka pushtuar vetëm rreth një për qind të territorit ukrainas këtë vit dhe ka përparuar vetëm disa metra në ditë.
Ukraina dje ka rënë dakord mbi pikat kryesore të një plani paqësor të propozuar nga SHBA. Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se vetëm disa pika mbeten kontestuese dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski pritet të takohet me të më vonë në nëntor.
Uashingtoni javën e kaluar shpërndau një plan prej 28 pika që u prit me kritikua në Evropë dhe Kiev, ku zyrtarët druanin se ai pasqyronte më shumë interesat ruse.
Negociatorët nga SHBA, Ukraina dhe vendet evropiane u mblodhën në Gjenevë për të rishikuar dokumentin, ndërsa Rute i përshkroi ato takime si produktive, megjithëse vetëm një hap fillestar drejt bisedimeve të strukturuara midis SHBA-së dhe Ukrainës.
foto: arkivi