Rute: Për paqe të përhershme në Ukrainën nevojitet ushtri e fortë dhe garancione të sigurisë
- Çdo paqe e qëndrueshme në Ukrainë kërkon armatë ukrainase më të fortë, por edhe garancione të sigurisë nga miqtë dhe partnerët e Ukrainës, SHBA-së, Evropës dhe të tjerët, deklaroi sot në Luksemburg sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 2 shtator, 2025
Luksemburg, 2 shtator 2025 (MIA) - Çdo paqe e qëndrueshme në Ukrainë kërkon armatë ukrainase më të fortë, por edhe garancione të sigurisë nga miqtë dhe partnerët e Ukrainës, SHBA-së, Evropës dhe të tjerët, deklaroi sot në Luksemburg sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luk Friden, sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se fokusi i takimit të presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin, është me qëllim që të fillojnë negociatat, si dhe në marrëveshjen mes evropianëve dhe SHBA-së për garancionet afatgjate të sigurisë, "që do ta parandalonte Rusinë sërish ta sulmojë Ukrainën".
"Po bëhet shumë punë për të siguruar që kur Ukraina të hyjë në këto bisedime dypalëshe ose trepalëshe, ta bëjë këtë me mbështetje të palëkundur, duke siguruar që Rusia do të respektojë çdo marrëveshje që arrihet dhe nuk do të kërcënojë më kurrë territorin ukrainas pas marrëveshjes", tha Rute, transmeton Guardian.
Duke folur për incidentin me gjoja bllokimin rus të sinjalit GSP të aeroplanit që e transferonte kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në Bullgari, Rute tha se NATO këtë e kupton shumë seriozisht.
"Nuk më pëlqen fjala hibrid sepse tingëllon "e lezetshme", por hibrid është pikërisht ndërprerja e funksionimit të aeroplanëve komercialë me pasoja potencialisht katastrofike. Këto nuk janë incidente të vogla e të lezetshme. Këto janë incidente të mëdha që kanë një ndikim të madh", tha Rute. sa/
foto: MIA