• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rute: Nga SHBA-ja dëgjuam angazhim të qartë ndaj NATO-s, por edhe pritje për kosto më të larta të mbrojtjes nga aleatët

Rute: Nga SHBA-ja dëgjuam angazhim të qartë ndaj NATO-s, por edhe pritje për kosto më të larta të mbrojtjes nga aleatët

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Konsensusi nga diskutimet në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s është se sa më shumë bota bëhet më e rrezikshme, Aleanca bëhet më e nevojshme se kurrë më parë, tha sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute në pres-konferencën e sotme pas takimit ministror në Bruksel.

Aleatët dëgjuan një mesazh shumë të qartë nga Sekretari i Shtetit (Marko) Rubio për angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s, por gjithashtu një pritshmëri shumë të qartë se Evropa dhe Kanadaja duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë të përbashkët dhe të vazhdojnë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, tha Rute.

Ai theksoi se anëtarët e NATO-s janë të bashkuar në përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit, i cili nuk është vetëm parimor, por i bazuar në vlerat dhe historinë e përbashkët.

“Ne përballemi me kërcënime reale për sigurinë tonë, më drejtpërdrejt nga Rusia, por edhe nga shtete të tjera dhe aktorë joshtetërorë - në Veriun e Largët, në Jug, në krahun lindor dhe në hapësirën kibernetike. Pavarësisht nga sfidat me të cilat përballemi, ne duhet të sigurohemi që kemi forcën dhe aftësinë e nevojshme për të zmbrapsur agresionin dhe për të mbrojtur veten nëse dikush bën një gabim dhe na sulmon”, tha Rute.

Për ta arritur këtë, sipas tij, është e nevojshme që aleatët të investojnë më shumë në mbrojtje, gjë që po e bëjnë tashmë, si dhe të rrisin dhe përshpejtojnë prodhimin e mbrojtjes dhe të reduktojnë burokracinë dhe barrierat me të cilat përballet, në mënyrë që të plotësohet kërkesa për më shumë kapacitete mbrojtëse.

Ai përkujtoi se në takim ministrat e vendeve anëtare të NATO-s kanë pasur një takim me kolegët e tyre nga vendet aleate dhe partnerët nga rajoni Indo-Paqësor - Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re.

 

 

“Siguria e rajonit Indiano-Paqësor dhe Euro-Atlantikut është më e lidhur se kurrë më parë. Lufta kundër Ukrainës është vetëm një shembull i kësaj, pasi Kina, Koreja e Veriut dhe Irani vazhdojnë të mbështesin makinën ushtarake ruse. Kjo përbën një rrezik për të gjithë ne, por ne jemi vigjilentë ndaj këtyre rreziqeve dhe të vendosur për të siguruar që jemi të pajisur për t'i kapërcyer këto”, vuri në dukje Rute, duke shtuar se prandaj është e nevojshme të vazhdojmë forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe thellimin e partneriteteve, duke përfshirë bashkëpunimin industrial të mbrojtjes.

Rute kujtoi se në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm ukrainas Andrij Sibiha, i cili informoi kolegët e tij të NATO-s për situatën e fundit në terren, dhe ata, nga ana tjetër, e siguruan atë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj aktuale, si dhe në ndërtimin e forcave të saj të armatosura për të ardhmen.

“Ne diskutuam bisedimet e rëndësishme që SHBA-ja po zhvillon me Ukrainën, si dhe me Rusinë, në përpjekje për ta çuar luftën në një fund të drejtë dhe afatgjatë. Ne mbështesim shtytjen për paqe dhe aleatët, duke përfshirë përpjekjet e udhëhequra nga Franca dhe Britania, të cilëlt kanë treguar se janë të gatshëm dhe të aftë të marrin më shumë përgjegjësi për të ndihmuar në garantimin e paqes kur të vijë koha”, tha Rute. 

Ai shtoi se ministrat diskutuan edhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, se si NATO dhe Bashkimi Evropian mund të punojnë së bashku për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimin e mbrojtjes. 

“Marrëdhëniet transatlantike mbeten gur themeli i sigurisë evropiane dhe stabilitetit global. Përfshirja e aleatëve që nuk janë bjesë e BE-së do të mbetet thelbësore. Por ne duhet të ndërtojmë mbi këtë mundësi unike për të forcuar më tej bashkëpunimin NATO-BE. Të gjithë do të fitojmë nëse punojmë së bashku”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës. 

Rute kujtoi gjithashtu se në këtë ditë, 76 vjet më parë, 12 vende nënshkruan Marrëveshjen që krijoi NATO-n.

“Gjatë gjithë viteve, duke punuar së bashku, aleatët siguruan siguri me forcë. Nga gjithçka që kam dëgjuar në dy ditët e fundit, jemi në rrugë të mbarë që të vazhdojmë të plotësojmë detyrat edhe në të ardhmen”, shtoi Rute në konferencën për shtyp pas takimit në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme”, Timço Mucunski.

 Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR