• e diel, 22 dhjetor 2024

Rute nga Praga: Ne ramë dakord që duhet të ulim çmimin e gazit

Rute nga Praga: Ne ramë dakord që duhet të ulim çmimin e gazit
Pragë, 6 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri holandez Mark Rute  sot nga Praga, ku po mbahet takimi i parë i Bashkësisë Politike Evropiane,deklaroi  se "ajo për të cilën ramë dakord sot është se duhet të ulim çmimet e gazit në Evropë", dhe se, sipas tij, nuk është një çështje vetëm për 27 vendet anëtare të BE-së, por për  44-të vendet dhe të 44-të liderët kanë rënë dakord plotësisht dhe kanë një ambicie të përbashkët për të miratuar masa për çmime më të ulëta të gazit. "Për sa kohë që çmimet e gazit janë të larta dhe inflacioni në Evropë është i lartë, të gjitha qeveritë po shikojnë se si do të mbështesin familjet dhe kompanitë që të përballen me situatën me çmimet e larta në tregun e energjisë dhe inflacionin e lartë", tha ai. Kur u pyet se si do ta bënte këtë, Rute tha se shtetet duhet të vendosin për këtë, se është nën juridiksionin kombëtar, se Holanda po zbaton masa, se Franca, për shembull, ka dhënë subvencione prej vitesh, dhe se edhe vendet e tjera kanë sistemet e tyre. "Është një çështje individuale e shteteve, por unë po flas për një masë kolektive që do t'i referohej çmimit të gazit", theksoi Rute. Kur është fjala për bisedimet në Pragë, ai tha se është shprehur dëshira që kjo të ndodhë dhe se do të diskutohet mes 27 vendeve anëtare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR