• e premte, 20 dhjetor 2024

Rute: NATO shumë seriozisht e kupton çështjen për sigurinë e rajonit të Detit të Zi

Rute: NATO shumë seriozisht e kupton çështjen për sigurinë e rajonit të Detit të Zi

Bruksel, 18 nëntor 2024 (MIA) -  NATO shumë seriozisht e kupton çështjen për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo aleat, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute pas takimit me kryeministrin rumun, Marsel Kolaku në selinë e aleancës në Bruksel.

"Biseduam për mbrojtjen e hapësirës ajrore rumune", tha Rute dhe i ka përshkruar rastet e shkeljes ruse të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s si të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme. 

Ai shtoi se zhvillimi i kapaciteteve për mbrojtje ajrore mbetet detyrë kyçe për Aleancën.

"Lufta në Ukrainë e tregoi nevojën për mbrojtje të fuqishme ajrore", tha Rute.

Sekretari i përgjithshëm theksoi se Rumania i ka siguruar Ukrainës sistem për mbrojtje ajrore Patriot.

Sipas tij, lufta në Ukrainë po zhvillohet në drejtim të rrezikshëm me dërgimin e forcave koreanoveriore për përkrahje të trupave ruse dhe me ndihmën që e ka Moska nga ana e Teheranit dhe Pekinit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR