Rute: NATO në Baltik fillon mision të ri për mbrojtjen e kabllove nëndetare
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sot publikoi se NATO fillon mision të ri për mbrojtjen e kabllove nëndetare në rajonin e Detit Baltik.
- Post By Sara Ademi
- 12:38, 14 janar, 2025
Helsinki, 14 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sot publikoi se NATO fillon mision të ri për mbrojtjen e kabllove nëndetare në rajonin e Detit Baltik.
"Misioni do të përfshijë shumë mjete, ndër të tjera edhe fregata dhe avionë patrullues detar, ndërsa do ta përforcojë praninë tonë në Baltik", tha Rute.
Ai shtoi se do të sistemohet edhe një flotë e vogël nga dronët detar "për të siguruar mbikëqyrje të zgjeruar". sa/
foto: Arkivi i MIA-s