• e enjte, 22 janar 2026

Rute merr pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos

Rute merr pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos

Bruksel, 21 janar 2026 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute po qëndron në Davos, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror.

Siç ka paralajmëruar NATO, Rute sot do të marrë pjesë në panel diskutimin “A mund të mbrohet Evropa?”, ku do të ketë fjalim së bashku me presidentët e Polonisë dhe Finlandës, Karol Navrocki dhe Aleksander Stub, kryetaren e Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Kalvinjo dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë franceze "Sanofi", Pol Hadson.

Nesër, Rute do të marrë pjesë në aktivitetin “Mëngjesi ukrainas”, të organizuar nga Strategjia evropiane e Jaltës dhe Fondacioni "Viktor Pinçuk". Është planifikuar që Rute të marrë pjesë në panel diskutimin së bashku me Stubin, presidentin letonez Edgars Rinkeviç dhe kryeministrat e Belgjikës, Bart de Vever, atë të Holandës, Dik Souf dhe Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Përveç kësaj, Rute do të marrë pjesë në një numër aktivitetesh tjera dhe do të ketë takime dypalëshe me disa liderë ndërkombëtarë që marrin pjesë në Forum.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR