• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute: KE duhet ta "shtrëngojë rripin", në vend se të kërkojë më shumë para nga vendet anëtare

Rute: KE duhet ta

Bruksel 27 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian duhet ta shtrëngojë rripin, në vend se të kërkojë nga vendet anatare të BE-së fonde shtesë, deklaroi kryeministri holandez, Mark Rute, duke komentuar propozimin e KE-së për të rishikuar Kornizën disavjeçare financiare (MFF) të Unionit për periudhën 2021-2027, me të cilën kërkohen 66 miliardë euro shtesë.

Në propozimin e Eurokomisionit thuhet se ato fonde shtesë nevojiten për t'u ballafaquar me vështirësitë financiare që lidhen me mbështetjen e Ukrainës, për menaxhimin me migracionin, si dhe mbulimin e harxhimeve të rritura për hauzim gjatë zbatimit të masave për rikuperimin nga pandemia me Kovid.

Pa i kontestuar rritjen e harxhimeve të buxhetit të BE-së, Rute vlerësoi se ato duhet të mbulohen nga ridedikimi i parave të buxhetit.

Do të thotë, tre prioritet tona janë: ridedikimi, ridedikimi dhe ridedikimi. Ashtu edhe si në buxhetin kombëtar, herë pas here duhet të shtrëngoni rripin e zërave tjerë. Këtë duhet ta bëjmë edhe në Holandë", tha Rute.

Kryeministri holandez megjithatë theksoi se ai është për sigurimin e fondeve shtesë për Ukrainën, duke shtuar se "në fakt të gjithë e mbështesin këtë", edhe pse, "askush nuk është i lumtur kur duhet të hapë portofolin" për nevojat e Brukselit në një kohë të presionit të shtuar, për të ulur harxhimet. 

Се оценува дека испреплетувањето на деловните и политичките интереси продолжило да ја попречува независноста на медиумите и квалитетот на новинарството

Vendet antare të BE-së janë pothuajë të gjitha unike kundër kërkesës së Komisionit Evropian për fonde shtesë, me ç'rast Holanda është një nga kritikët më të ashpër të propozimit të tillë.

Mbrëmë pas mesnate, pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të BE në Burksel, kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel deklaroi se në lidhje me revizionin e Kornizës disavjeçare financiare, më shumë liderë antarë të Unionit kanë potencuar rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës, por u bisedua edhe për "prioritete tjera" që mund të merren parasysh gjatë marrjes së vendimit për këtë propozim. 

"Si i financojmë prioritet tona të përbashkëta? Ky është një debat tradicional. Cila është ambicja për atë që ne i quajmë "para të freskëta" dhe cila është ambicja lidhur me ridedikimin, me qëllim që të jemi të sigurtë se mund ta përshtatim buxhetin me nevojat dhe prioritetet për vitet e ardhshme", theksoi Mishel.

Ai shtoi se për revizionin e Kornizës buxhetore diskutimet do të vazhdojnë mes ekipit të kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, në cilësinë si kryeuses i BE-së dhe Këshillit të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare (Koreper), në mënyrë që të arrihet deri te një vendim i pranueshëm.

"Kur ta shohim dhe ta ndjejmë se ai është i përshtatshëm, Këshilli Evropian do të diskutojë për të dhe do ta finalizojë procesin e marrjes së vendimit. Ne kemi qëllim të perbashkët, ambicje të përbashkëta. Kjo duhet të dakordohet deri në fund të vitit. Kjo është ambicioze, pasi nuk e nënçmojmë nivelin e peshës. Ky është debat i vështirë, vendim i vështirë, por egziston një vullnet i përbashkët, me qëllim të përbashët politik për të bërë gjithçka për të arritur këtë marrëveshje deri në fund të vitit", shtoi Mishel. si/bsh/

Foto: Këshilli i BE-së/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR