• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute: Kam biseduar me Vuçiqin, do të ndihmojmë të ulen tensionet

Rute: Kam biseduar me Vuçiqin, do të ndihmojmë të ulen tensionet

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri holandez Mark Rute ka dhënë një mesazh para fillimit të samitin të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë.

Pas takimit me Ramën dhe fotografimit, Rute ju bëri thirrje të gjitha vendeve të bashkpunojnë për të ndihmuar në uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kam biseduar me (presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq) sot kam mundësinë të bisedojë dhe kryeministren e Serbisë dhe me kryeministrin e Kosovës. Po shpresoj se të gjithë do të ndihmojnë për uljen e tensioneve. Jemi përpjekur shumë që të përmirësohet situata në veri të Kosovës", tha Rute.

Takim i ftohtë mes Ramës dhe kryeministrit grek Kirjakos Micotakis, i cili në një deklaratë të shkurtër tha se me Ramën do të bisedojë për kryetarin e Himarës, Fredi Beleri, e cili është në paraburgim.

"Do të bisedojë me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërojë që të lejoj Fredi Belerit të japë betimin si kryetar i komunës", tha Micotakis.

Ajo, që është vërejtur nga pritja e kryeministrit Rama, ishte mungesa e komunikimit me kryemnistrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, me të cilët ka pasur vetëm përshëndetje dhe fotografi zyrtare, për dallim nga takimet e afërta me të tjerët.

Pas pritjes para qeverisë, pjesëmarrësit shkuan në këmbë drejt "piramidës", ku do të mbahet Samiti. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR