Rute kërkon rritjen e mbrojtjes ajrore të NATO-s për 400 për qind
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute para konferencës së sotme në Londër deklaroi se do të kërkojë rritje prej 400 për qind të mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës me qëllim përballjen me Rusinë e cila "mbjell terror" në qiell.
- Post By Fami Bajrami
- 14:20, 9 qershor, 2025
Londër, 9 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute para konferencës së sotme në Londër deklaroi se do të kërkojë rritje prej 400 për qind të mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës me qëllim përballjen me Rusinë e cila "mbjell terror" në qiell.
"Duhet të bëjmë një hap përpara në mbrojtjen tonë kolektive... fakt është se rreziku nuk zhduket as me përfundimin e luftës në Ukrainë. Ne shohim se si Rusia në Ukrainë mbjell terror në qiell dhe për këtë arsye ne do të forcojmë mburojën që mbron hapësirën tonë ajrore", ka thënë Rute në takim me Institutin Çatam haus në Londër.
Është planifikuar takim i Rutes me kryeministrin britanik Kir Starmer në Dauning strit.
foto: EPA