• e shtunë, 22 shkurt 2025

Rute: Evropa është e gatshme që t'i japë garanci të sigurisë Ukrainës

Rute: Evropa është e gatshme që t'i japë garanci të sigurisë Ukrainës

Paris, 18 shkurt 2025 (MIA) – Evropa është e gatshme të ndërmarrë nismë për sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pas takimit të djeshëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën në Paris. 

“Evropa është e gatshme dhe ka vullnet të aktivizohet, të ndërmarrë nismë që t’i mundësojë garanci të sigurisë Ukrainës”, tha Rute, duke theksuar se ai është konkluzioni kyç nga takimi të cilin e organizoi presidenti francez Emanuel Makron. 

Gjithashtu, në publikimin e tij në rrjetin Iks, Rute e theksoi nevojën e definimit shtesë të hollësive, por siguroi se detyrimet janë të qarta. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR