Rute: EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil në BeH
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-S, Mark Rute sot në kampin Butmir në afërsi të të Sarajevës deklaroi se EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Bosnje e Hercegovinë (BeH).
- Post By Qefsere Abduli
- 12:15, 11 mars, 2025

Banja Lukë, 11 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-S, Mark Rute sot në kampin Butmir në afërsi të të Sarajevës deklaroi se EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Bosnje e Hercegovinë (BeH).
Rute u takua sot me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajorin Florin-Marian Barbu i cili deklaroi se ka bashkëpunim të ngushtë në terren ndërmjet EUFOR-it dhe NATO-s.
Në ditët në vijim, siç u njoftua më parë, pritet ardhja e 400 ushtarëve të rinj të EUFOR-it në BeH. qa/
Foto: EPA