Rute: Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen, që të parandalojmë luftë
- Evropa dhe Amerika Veriore vetëm së bashku mund të përballen me sfidat bashkëkohire dhe prandaj duhet të investohet në mbrojtje më shumë, më mirë, së bashku dhe tani, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute gjatë fjalimit në Sesionin plenar të Forumit për industri mbrojtëse, që u mbajt në margjina të Samitit të Aleancës në Hagë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:21, 24 qershor, 2025
Hagë, 24 qershor 2025 (MIA) - Evropa dhe Amerika Veriore vetëm së bashku mund të përballen me sfidat bashkëkohire dhe prandaj duhet të investohet në mbrojtje më shumë, më mirë, së bashku dhe tani, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute gjatë fjalimit në Sesionin plenar të Forumit për industri mbrojtëse, që u mbajt në margjina të Samitit të Aleancës në Hagë.
"Thjeshtë është e paimagjinueshme Rusia me ekonomi 25 herë më të vogël se e NATO-s, të mund të na tejkalojë në prodhimin e armëve. Duhet të shpenzojmë më shumë, në mënyrë që të parandalojmë luftë. Duhet ta fitojmë këtë luftë të re të prodhimit", tha Rute.
Ai theksoi se përparësia ushtarake e NATO-s sot sfidohet në mënyrë agresive nga armatimi i shpejtë i Rusisë, mbështetur nga teknologjia kineze dhe me armë iraniane dhe verikorreane, kështu që aleatët duhet të bashkohen, të investojnë në inovacione dhe të reflektojnë.
"Ekziston një fjalë e urtë romake: 'Nëse dëshiron paqe, përgatitu për luftë'. Kjo është ide e thjeshtë, BËjeni mbrojtjen tuaj aq të fuqishme sa që askush nuk do të guxojë t'ju sulmojë. Mu për këtë është ky forum", tha Rute.
Ai theksoi se në mbarë Aleancën janë hapur qindra linja të reja prodhimi dhe vendet anëtare të NATO-s tani janë rrugës për të prodhuar më shumë anije, aeroplanë dhe municion, se sa që ishin prodhuar gjatë dekadave të kaluara.
"NATO e shfrytëzon fuqinë e vet të vetme për ta nxitur kërkesën, pçër ta rritur bashkëpunimin dhe për t'i përmirësuar inovacionet. Vetë para disa çastesh, i tubuam aleatët për të nënshkruar edhe një pako të projekteve të rëndësishme multinacionale. Kjo përfshin vendosje të poligoneve inovative të NATO-s për integrim më të mirë të teknologjisë në forcat tona të armatosura dhe edhe një projekt për sigurim të zinxhirit të furnizimit me derivate kritike nga mbrojtja", tha Rute.
Ai e përshëndeti planin e BE-së "Gatishmëria 2030" me të cilin janë paraparë 800 miliardë euro për nevojat e mbrojtjes, duke cekur se nuk ka mbrojtje pa industri të fuqishme mbrojtëse dhe nuk ka siguri evropiane pa lidhje të fuqishme transatlantike dhe bashkëpunim në mbrojtje.
"Aleatët u dakorduan për rritje të paparë të qëllimeve tona për aftësi. E dimë saktë çfarë forca, resurse dhe kapacitete duhet të sigurojë secili aleat. Kjo do të kërkojë kërcim kuantik në mbrojtjen tonë kolektive, por e di se kur ka vullnet, industritë tona dhe sipërmarrësit nga klasa botërore do të gjejnë mëynrë", theksoi Rute.
Sipas tij, që të realizohet kjo, do të nevojiten vendime të guximshme nga liderët politik dhe ata do ta bëjnë atë në Samit gjatë ditës së nesërme me miratimin e planit të ri ambicioz për investime në mbrojtje në nivel prej pesë për qind të BPV-së.
"Kjo do të sjellë dividendë tejet të madhe nga mbrojtja. Motor për rritje të ekonomive tona. Krijim i miliona vendeve të punës, nga të dyja anët e Atlantikut. Liderët e NATO-s janë rrugës për të ndërmarrë hap historik për t'i siguruar resurset e nevojshme për mbrojtje të fuqishme. Tani industria duhet të reflektojë, të reflektojë, dhe po, të reflektojë. Kështu që, t'i përvishemi punës", shtoi Rute gjatë fjalimit në Forum. ab/
Foto: NAТО