Rute: Asgjë nuk ka ndryshuar, NATO mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor
- Edhe pse Ballkani Perëndimor nuk është përmendur në Deklaratën përfundimtare të Samitit në Hagë, Aleanca mbetet e përkushtuar në rajon, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli Veriatlantik në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive në kryeqytetin holandez.
- Post By Sara Ademi
- 16:24, 25 qershor, 2025
Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) - Edhe pse Ballkani Perëndimor nuk është përmendur në Deklaratën përfundimtare të Samitit në Hagë, Aleanca mbetet e përkushtuar në rajon, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli Veriatlantik në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive në kryeqytetin holandez.
"Kjo nuk është një kumtesë tradicionale siç do ta shihnit në KB ose NATO në të kaluarën, ku do të kishte 60 faqe dhe 90 paragrafë, të cilat në bazë flasin për botën nga lindja e Jezusit deri në ditët e sotme dhe gjithçka mes tyre. Mendoj se është një çmenduri", tha Rute në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se ç'farë vlere ka për Ballkanin Perëndimor ajo që për herë të parë pas një kohe të gjatë nuk është përmendur në Deklaratën përfundimtare nga një Samit i Aleancës.
Rute tha se NATO-ja mbetet e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor përmes angazhimit të saj në kuadër të Forcave Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR) dhe forcat në Bosnja dhe Hercegovinë - ALTEA, si dhe ai personalisht ka vizituar rajonin ku është takuar me liderë kosovar dhe boshnjakë, ndërsa ka pasur edhe darkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
"Do të thotë se ne jemi të përfshirë në rajon. Gjithsesi të përfshirë edhe në BE, me të cilën koordinohemi...Gjithçka është e njejtë, asgjë nuk ka ndryshuar, por vetëm (në Deklaratë) me të vërtetë jemi fokusuar në tre çështje bazë në pesë paragrafe", shtoi Rute. sa/
Foto: MIA