• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rute: Agresioni i Putinit po dështon, mbështetja për Ukrainën po jep rezultate

Rute: Agresioni i Putinit po dështon, mbështetja për Ukrainën po jep rezultate

Londër, 24 tetor 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, e dënoi sot atë që e quajti "agresion të çmendur" të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e Aleancës për Ukrainën po jep rezultate të qarta në fushën e betejës dhe duke shtuar se tarifat amerikane po ushtrojnë presion shtesë mbi Rusinë.

Pas samitit të "Koalicionit të përgatiturve" në Londër, Rute tha se takimi ishte "shumë produktiv" dhe mirëpriti iniciativën e aleatëve për të forcuar më tej ndihmën për Ukrainën, publikoi Skaj Njuz. 

“Putini po shënon përparime minimale në vijën e parë të frontit, ndërsa qindra mijëra rusë po vdesin për shkak të agresionit të tij të çmendur”, tha Rute, duke shtuar se zhvillimet në terren tregojnë se mbështetja për Ukrainën po funksionon, të cilën aleatët duhet ta vazhdojnë.

Sipas Rutes, presidentit rus “po mbet pa para, ushtri dhe ide”.

Rute vlerësoi gjithashtu se sanksionet që SHBA-ja pardje i vendosi kundër Rusisë do të ushtrojnë më shumë presion mbi Putinin.

“Sanksionet që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur ndaj Rusisë tregojnë angazhimin e presidentit amerikan Donald Tramp për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Rute.

Ai shtoi se diskutoi me Trampin për dërgimin e mundshëm të raketave "Tomahavk" në Ukrainë në takimin në fillim të kësaj javë në Uashington, por se ende nuk është marrë një vendim, kujtojnë mediat britanike.

Rute, gjithashtu, theksoi se çdo shtet anëtar i NATO-s vendos në mënyrë të pavarur se cilat armë do t'i dërgojë Ukrainës, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po ofrojnë një gamë të gjerë ndihme ushtarake, të cilën, shtoi, do të vazhdojnë ta bëjnë.

Në Londër sot pasdite u mbajt takimi  "Koalicionit të të Përgatiturve", ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të rinj, përfshirë 20 vende të tjera që iu bashkuan thirrjes së përbashkët për bashkëpunim dhe mbështetje më të madhe ndërkombëtare për Ukrainën. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR