• e premte, 05 dhjetor 2025

Rute: Është e ndershme që aleatët të shpenzojnë për mbrojtje, njëjtë sa SHBA-ja

Rute: Është e ndershme që aleatët të shpenzojnë për mbrojtje, njëjtë sa SHBA-ja

Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) – Për mua është absolutisht e qartë që SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar në NATO dhe në nenin 5 të Marrëveshjes për Aleancën, por megjithatë kanë pritje se kanadezët dhe evropianët do t’i rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë mbërritjes në Samitit e Paktit në Hagë. 

“Është e ndershme të shpenzojmë, aq sa shpenzon edhe SHBA-ja”, tha Rute, duke shtuar se aleatët duhet të sigurohen se do të mund të mbrohen “nga rusët dhe të tjerët”. 

Ai potencoi se në kushte të kërcënimit afatgjat nga Rusia, rritjes masive të potencialit ushtarak kinez dhe mbështetjes së Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit të përpjekjeve ushtarake ruse në Ukrainë, me të vërtetë është e rëndësishme anëtaret e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtje. 

“Ajo do të jetë agjenda kryesore sot – plan i ri kur bëhet fjalë për shpenzimet dhe për fuqizimin e prodhimtarisë industriale mbrojtëse”, tha Rute. 

Ai theksoi se industria e mbrojtjes duhet të prodhojë më shumë, në kushte kur në NATO ka kompani fantastike, por është i nevojshëm investim që të sigurohet prodhimtaria e municionit të mjaftueshëm dhe i të gjitha nevojave të tjera. 

“Gjithsesi, këto janë vendime të vështira, të jemi të sinqertë. Mendoj se politikanët duhet të marrin vendime dhe kjo nuk është e lehtë”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Rute potencoi se shumë anëtare të NATO-s të cilat paralajmëronin se do ta arrijnë nivelin e tanishëm të shpenzimeve për mbrojtje prej dy për qind të PBB-së deri në vitin 2030, tani u angazhuan ta bëjnë këtë qysh në fillim të këtij viti. 

“Sigurisht, nuk është e lehtë. Vendet duhet të gjejnë para. Nevojiten vendime politike dhe unë e kuptoj plotësisht këtë. Por në të njëjtën kohë, kam bindjen absolute se me kolegët e mi në tryezë, me kërcënimin nga Rusia dhe me situatën aktuale të sigurisë ndërkombëtare, nuk kemi alternativë dhe duhet ta bëjmë këtë”, theksoi Rute.

Ai shtoi se në Samit do të bëhet fjalë edhe për sigurimin e mbështetjes afatgjate për Ukrainën që të mund të mbrohet, por edhe që të mund të arrihet paqe e përhershme. 

“Kështu, ky do të jetë samit transformues dhe e pres me padurim”, theksoi Rute. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR