• e diel, 22 dhjetor 2024

Rusia: Zona kryesore e mundshme për dialog me SHBA-në janë armët hapësinore

Rusia: Zona kryesore e mundshme për dialog me SHBA-në janë armët hapësinore

Moskë, 5 prill 2024 (MIA) - Rusia informoi se çështjet strategjike të sigurisë, përfshirë edhe armët në hapësirë janë një zonë e madhe potenciale për dialog me SHBA-në.

SHBA-ja planifikon të propozojë një rezolutë deri te Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme për të ndaluar armët bërthamore në hapësirë, dy muaj pasi burimet amerikane thanë se Uashingtoni kishte informacione të reja të zbulimit në lidhje me aftësitë bërthamore të Rusisë dhe përpjekjet për të zhvilluar armë hapësinore. Moska i mohoi këto akuza.

"Zona kryesore potenciale për dialogun mes SHBA-së dhe Rusisë janë çështjet që lidhen me sigurinë strategjike e cila përfshin çështjen e hapësirës", tha zëdhënësi i Kremlinit,0 Dmitrij Peskov i pyetur për draft-rezolutën.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.

Rusia dhe SHBA-ja, dy fuqitë më të mëdha bërthamore, kanë shprehur keqardhje për rënien e marrëveshjes së kontrollit të armëve që synon të reduktojë rrezikun e luftës bërthamore. Marrëveshja e fundit për të kufizuar numrin e kokave bërthamore strategjike nga të dyja palët skadon në vitin 2026.

Presidenti rus Vlladimir Putin insiston se Moska do të diskutojë mbi kontrollin e armëve vetëm si pjesë e një grupi më të gjerë çështjesh që lidhen me sigurinë e Rusisë, duke përfshirë shqetësimet e saj për zgjerimin e NATO-s dhe mbështetjen perëndimore për Ukrainën. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR