• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e armëve bërthamore

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e armëve bërthamore

 Moskë, 25 tetor 2023 (MIA)  -  Parlamenti rus sot e përfundoi votimin e ligjit me të cilin Moska tërhiqet nga ratifikimi i marrëveshjes globale për ndalimin e testimit të armëve bërthamore.

Dhoma e Lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, njëzëri me 156 vota e miratoi ligjin pasi paraprakisht njëzëri u miratua nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, Duma. Dokumenti tani do të shkojë te presidentit Vladimir Putini për nënshkrim. 

Paraprakisht këtë muaj, Putini u bëri thirrje deputetëve ta vendosin ndryshimin për ta "reflektuar" pozicionin e SHBA-së, të cilët e kanë nënshkruar, por kurrë nuk e kanë ratifikuar Marrëveshjen për Ndalesë Gjithëpërfshirëse të Testeve Bërthamore (CTBT). 

 Rusia thekson se nuk do të fillojë testimin bërthamor nëse nuk e bën edhe Uashingtoni, por ekspertët për kontroll të armëve janë të shqetësuar se mund të çojë në një provë që Perëndimi do ta konsideronte si një përshkallëzim kërcënues në kontekstin e luftës në Ukrainë.

 Edhe pse kurrë formalisht nuk hyri në fuqi, CTBT testimet bërthamore i shndërroi në tabu -  asnjë vend tjetër, përveç Koresë së Veriut,  në këtë shekull nuk ka kryer një provë që përfshin një shpërthim bërthamor.

 Si-En-En-i muajin e kaluar publikoi regjistrime satelitore ku shihet se Rusia, SHBA-ja dhe Kina viteve të fundit kanë ndërtuar kapacitete të reja në poligonet e tyre për testime bërthamore. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR