Rusia thotë se Ukraina dje e ka sulmuar Moskën me dronë
- Autoritetet ruse njoftuan se Ukraina dje ka kryer një seri sulmesh ndja Moskës, disa pjesë të Rusisë perëndimore dhe Gadishullit të Krimesë.
Moskë, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet ruse njoftuan se Ukraina dje ka kryer një seri sulmesh ndja Moskës, disa pjesë të Rusisë perëndimore dhe Gadishullit të Krimesë.
Është raportuar se një person është lënduar në zonën përreth kryeqytetit rus.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 27 drone ukrainase janë shkatërruar mes orës 20:00 dhe 23:00 sipas kohës së Moskës.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrej Vorobjov, deklaroi në Telegram se 21 drone ukrainase ishin rrëzuar mbi rajon gjatë ditës dhe se një civil është lënduar në sulm.
Informacioni ishte publikuar një ditë pasi Rusia e akuzoi Ukrainën, pa dhënë prova, se ka tentuar ta sulmojë rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin.
Kievi i hodhi poshtë akuzat si të pabaza dhe të drejtuara për të penguar negociatat paqësore për përfundimin e luftës në Ukrainë. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s