• e shtunë, 05 tetor 2024

Rusia sulmoi me 10 dronë, ne shkatërruam tetë, pohon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës

Rusia sulmoi me 10 dronë, ne shkatërruam tetë, pohon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës

 Kiev, 21 prill 2023 (MIA) - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në mëngjesin e sotëm  bëri të ditur se forcat ruse  kanë sulmuar Ukrainën me 10 dronë Shahed-136,  prej të cilëve tetë janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

 Në të njëjtën kohë, administrata e qytetit të Kievit bëri të ditur se janë shkatërruar  tetë dronë që u lëshuan në kryeqytet, raporton Unian.

 Siç theksohet, ky është sulmi i parë në Kiev pas 25 ditëve. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR