Rusia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Vlladimirsk për shkak të shpërthimit
- Autoritetet në rajonin rus Vlladimirsk, në lindje të Moskës, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një shpërthimi, kumtuan shërbimet e sigurisë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:20, 22 prill, 2025

Moskë, 22 prill 2025 (MIA) - Autoritetet në rajonin rus Vlladimirsk, në lindje të Moskës, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një shpërthimi, kumtuan shërbimet e sigurisë.
Guvernatori i rajonit Vlladimirsk, Aleksandar Avdeev deklaroi më herët sot se shpërthimi ndodhi në rajonin Kirzhah dhe se ekipet e shpëtimit po punonin në vendin e ngjarjes.
Avdeev nuk saktësoi se në cilin vend erdhi deri tek shpërthimi dhe nëse ka ndonjë dëm.
Megjithatë, kanalet Telegram, të afërta me shërbimet ruse të sigurisë, shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një depoje për armë në afërsi të fshatit Barsovo.
Banorët e fshatit Barsovo dhe Mirni janë evakuuar. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s