• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rusia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar Kursk

Rusia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar Kursk

Kiev, 9 gusht 2024 (MIA) - Rusia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar Kursk katër ditë pasi që qindra ushtarë ukrainas e kaluan kufirin dhe e sulmuan rajonin.

"Situata operative në rajonin Kursk mbetet e rëndë", deklaroi ushtruesi i dteyrës guvernator i Kurskit, Aleksej Smirnov, në kanalin Telegram.

Shërbimet sociale dhe shoqatat e qytetarëve u organizuan për t'iu ofruar ndihmë njerëzve të cilët ishin të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve, shtoi ai.

Nga rajoni Kursk janë evakuuar rreth 3.000 banorë.

Ka pak informata të sigurta për operacionin e befasishëm ukrainas, ndërsa qëllimet e saj strategjike edhe më tej janë të paqarta.

Autoritetet ukrainase refuzuan të komentojnë konkretisht për sulmin, që po ndodhë rreth 500 kilometra në jugperëndim të Moskës. ab/

FOto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR