• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia publikoi se ka luftime në rajonin Bellgorod në afërsi të kufirit me Ukrainën

Rusia publikoi se ka luftime në rajonin Bellgorod në afërsi të kufirit me Ukrainën

Moskë, 14 mars 2024 (MIA) - Rusia raportoi sot për rifillim të luftimeve në rajonin e saj Bellgorod, i cili është afër kufirit me Ukrainën, njoftoi DPA.

Ushtarët ukrainas u përpoqën të hynin në rajonin rus Bellgorod, por ushtarët rusë e zmbrapsën sulmin, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Kremlini njoftoi se janë vrarë deri në 195 ushtarë dhe  janë shkatërruar pesë tanke dhe katër automjete të blinduara.

Ndërkohë, media e pavarur ruse vuri në dukje njoftimet e grupeve paraushtarake të Korpusit vullnetar rus dhe Legjionit të lirisë ruse, të cilat njoftuan sulme në rajonet Bellgorod, Kursk dhe Brjansk në mediat sociale këtë mëngjes.

Në fillim të kësaj jave ata bënë një tjetër përparim, por u zmbrapsën shpejt, sipas raporteve zyrtare ruse.

Menjëherë pas raportimeve të fundit nga grupet e armatosura, banorët e Bellgorod raportuan shpërthime mëngjesin e sotëm. Ministria e Mbrojtjes dhe guvernatori i Bellgorodit, Vjaçesllav Gladkov iu drejtuan sulmeve me dron dhe raketa dhe thanë se ato ishin zmbrapsur.

Është përmendur gjithashtu se një grua është vrarë dhe disa persona janë plagosur, raporton DPA. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR