• e shtunë, 06 korrik 2024

Rusia paralajmëron se aeroplanët F-16-të do ta përshkallëzojnë luftën

Rusia paralajmëron se aeroplanët F-16-të do ta përshkallëzojnë luftën

Kopenhagë, 21 gusht 2023 (MIA) - Rusia e ka dënuar vendimin e Danimarkës dhe Holandës për t'i dhuruar aeroplanët ushtarak F-16 Ukrainës, duke paralajmëruar se kjo do të sjell deri në përshkallëzimin e konfliktit.

"Fakti që Danimarka tani vendosi të dhurojë 19 aeroplanë F-16 në Ukrainë, çon drejt përshkallëzimit të konfliktit. Duke u fshehur pas premisës se Ukraina vet duhet të përcaktojë kushtet e paqes, Danimarka me veprimet dhe fjalët e saj dëshiron të arrijë që Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfliktin ushtarak me Rusinë", deklaroi ambasadori rus Vladimir Barbin, raportojnë mediat daneze.

Danimarka dhe Holanda dje njoftuan se i kanë dhuruar Ukrainës aeroplanë F-16. Gjashtë aeroplanët e parë do të dërgohen rreth Vitit të Ri. 

Ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Eleman-Jensen deklaroi se Ukraina do të mund t'i shfrytëzojë aeroplanët e dhuruar F-16 vetëm në territorin e saj. qa/bsh/

foto: arkiva e MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR