• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia paralajmëron për "pasoja katastrofale" pas vendimit të SHBA-së që t'i lejojë Kievit përdorimin e raketave thellë në territorin rus

Rusia paralajmëron për

Moskë, 18 nëntor 2024 (MIA) – Vendimi i presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, që t’i lejojë Ukrainës të sulmojë caqe thellë në territorin e Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi shkaktoi reagim të ashpër nga pala ruse, informon Bi-Bi-Si.

“Presidenti amerikan në largim solli një nga vendimet më provokatore dhe më të rrezikshme në administratën e tij, me potencial për pasoja katastrofale”, vlerësoi gazeta proqeveritare ruse “Rosiskaja Gazeta”. 

Zyrtarët rus ashpër e dënuan veprimin. Deputeti Leonid Slucki paralajmëroi në “përshkallëzim serioz me pasoja të rrezikshme”, përderisa senatori Vladimir Xhabarov e quajti veprimin “precedent i cili shpie drejt Luftës së Tretë Botërore”. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, theksoi se nëse ky vendim është konfirmuar, kjo përfaqëson “spiralë të re të tensioneve” dhe etapë të re të përfshirjes amerikane në konflikt. 

Kremlini paraprakisht paralajmëroi se nëse lejohet Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë për sulme në territor rus do të konsiderohet si përfshirje e drejtpërdrejt e NATO-s në luftë, me ndryshime të mundshme në doktrinën bërthamore ruse. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR