• e enjte, 27 qershor 2024

Rusia përgëzoi Indinë për uljen e anijes së saj kozmike në Hënë

Rusia përgëzoi Indinë për uljen e anijes së saj kozmike në Hënë

Moskë, 23 gusht 2023 (MIA) - Agjencia hapësinore ruse "Roskosmos" uroi Indinë për uljen e suksesshme të anijes kozmike "Çandrajan-3" në Hënë, disa ditë pasi sonda ruse Luna-25 u rrëzua në Hënë në një mision të ngjashëm.

"Agjencia shtetërore "Roskosmos" i uroi kolegët e saj indian për uljen e suksesshme të anijes kozmike "Çandrajan-3" në Hënë", kumtoi Agjencia Hapësinore Ruse.

"Eksplorimi i Hënës është i rëndësishëm për gjithë njerëzimin. Në të ardhmen mund të bëhet një platformë për eksplorimin e thellë të hapësirës", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR