Rusia për pak kohë e mbylli Urën e Krimesë
- - Rusia për pak kohë e mbylli Urën e Krimesë, e cila e lidhte gadishullin Krime, të aneksuar nga forcat ruse në vitin 2014, me Rusinë kontinentale, njoftuan mediat britanike. I gjithë qarkullimi në urën strategjike është ndërprerë.
- Post By Fitore Curri
- 09:48, 3 shtator, 2023

Moskë, 3 shtator 2023 (MIA) - Rusia për pak kohë e mbylli Urën e Krimesë, e cila e lidhte gadishullin Krime, të aneksuar nga forcat ruse në vitin 2014, me Rusinë kontinentale, njoftuan mediat britanike. I gjithë qarkullimi në urën strategjike është ndërprerë.
Këtë e njoftoi administrata lokale në urë e vendosur nga Kremlini në Telegram, por nuk bëhen të ditura hollësi për shkakun e ndërprerjes së komunikacionit.
Siç është bërë e ditur, Rusia ka forcuar mbrojtjen e urës me një barrikadë anijesh pjesërisht të zhytura mbi 160 metra, si një masë kundër sulmeve me dronë ukrainas. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s