• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia për nesër në mëngjes paralajmëroi armëpushim humanitar në Ukrainë

Rusia për nesër në mëngjes paralajmëroi armëpushim humanitar në Ukrainë
Moskë, 8 mars 2022 (MIA) – Armata ruse paralajmëroi se nesër në mëngjes do të vendosë armëpushim të ri për evakuimin e civilëve nga Ukraina, pas vendosjes së korridoreve humanitare. "Rusia paralajmëron ndërprerje të zjarrit më 9 mars në orën 10 sipas kohës lokale (orës 08:00 sipas kohës së Evropës së mesme) dhe është e gatshme të vendosë korridore humanitare, kumtoi sektori i obliguar për këto çështje në Qeverinë ruse", transmetuan agjencitë botërore. Sipas Moskës, propozimi do t'ju bartet autoriteteve ukrainase, të cilët deri në mesnatë duhet ta vërtetojnë vendosjen e korridoreve humanitare dhe prej në sa ora do të jenë ato në funksion. Herët në mëngjes janë vendosur rrugë për evakuimin e civilëve, veçanërisht nga vendi Sumi në verilindje, prej ku gjatë ditës u nisën dy karvanë. Vazhdojnë evakuimet edhe në rajonin e Kievit. Në qytetet e tjera, si Buça në veri dhe Mariupoli në jug, civilët akoma ishin të bllokuar.

QËNDRONI TË LIDHUR