• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rusia nuk mori përkrahje të mjaftueshme për hyrje në Këshillin e KB-së për të drejtat e njeriut

Rusia nuk mori përkrahje të mjaftueshme për hyrje në Këshillin e KB-së për të drejtat e njeriut

Gjenevë, 10 tetor 2023 (MIA) - Në votimin e fshehtë për zgjedhje të dy vendeve të reja anëtare të Këshillit për të drejtat e njeriut, tentimi i Rusisë që të kthehet në këtë trup të[KB-së dështoi - Bullgaria fitoi 160 vota, Shqipëria 123, ndërsa Rusia 83.

Gara tjetër e kontestuar ishte në Amerikën Jugore dhe Karaibe, ku Kuba, Brazili, Republika Dominikane dhe Peru garuan për tre vende, por Peru në fund humbi.

Garat e tjera rajonale nuk ishin aq kontestuese. Kina, Japonia, Kuvajti dhe Indonezia janë zgjedhur për ta përfaqësuar Azinë, ndërsa Burundi, Malavi, Gana dhe Bregu i Fildishtë do t'i marrin katër pozitat e ndara për Afrikën. Franca dhe Holanda do t'i marrin vendet e rezervuara për vendet perëndimore.

Votimi konsiderohet si test kyç për përpjekjet e perëndimit që ta mbajë Moskën diplomatikisht të izoluar pas pushtimit të saj në Ukrainë. Për shkak të pushtimit të saj ndaj Ukrainës para 18 muajve, Rusia është përjashtuar nga Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së me seli në Gjenevë.

Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së është trup ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në sistemin e KB-së, që e zëvendësoi Komisionin për të drejtat e njeriut të KB-së. Këshilli është trup ndihmës i Asamblesë së përgjithshme. Takimi i tij i parë u mbajt më 19 qershor të vitit 2006. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR