• e diel, 22 dhjetor 2024

Rusia nuk dëshiron ta rinovojë Marrëveshjen për eksportin e grurit

Rusia nuk dëshiron ta rinovojë Marrëveshjen për eksportin e grurit

Moskë, 4 korrik 2023 (MIA) - Rusia nuk sheh bazë për rinovim të Marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, më pak se dy javë para skadimit të Marrëveshjes që i lejoi Ukrainës, edhe krahas luftës, të eksportojë grurë nga portet e saj në Detin e Zi.

Në kumtesë bëhet e ditur se Rusia po bën çmos që anijet e përfshira me Marrëveshjen të mund të largohen nga Deti i Zi para skadimit të saj më 17 korrik. 

Rusia tashmë një kohë të gjatë kërcënohet se do të tërhiqet nga Marrëveshja sepse nuk janë përmbushur premtimet se do të mund të eksportojë grurin dhe plehrat e saj. Në mes të majit Moska u pajtua që ta vazhdojë Marrëveshjen për dy muaj. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR