• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rusia kumtoi se mbrëmë ka rrëzuar 55 dronë ukrainas

Rusia kumtoi se mbrëmë ka rrëzuar 55 dronë ukrainas

Moskë, 21 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se gjatë natës së kaluar forcat e saj për mbrojtje kundërajrore kanë shkatërruar 55 dronë ukrainas.

"Gjatë natës së kaluar, mjetet e mbrojtjes ajrore në detyrë kanë zënë dhe shkatërruar 55 dronë ukrainas nga ekipi i aeroplanëve: 34 mbi territorin e rajonit të Rostovit, 6 mbi rajonin  e Voronezhit, nga 3 mbi Krahinën Krasnodar dhe rajonin Lipetsk, 2 mbi Republikën e Krimesë, dhe 7 mbi Detin e Zi", saktëson Ministria. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR