Rusia: Koreja e Veriut dërgon 6.000 ushtarë për rindërtimin e Kurskit
- Koreja e Veriut do të dërgojë 5.000 punëtorë ndërtimi ushtarak dhe 1.000 çminues në rajonin e Kurskit për të ndihmuar në rindërtimin pas pushtimit ukrainas, tha shefi për siguri i presidentit rus Sergej Shojgu pas takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un që u mbajt mbrëmë.
- Post By Sara Ademi
- 08:52, 18 qershor, 2025
Moskë, 18 qershor 2025 (MIA) - Koreja e Veriut do të dërgojë 5.000 punëtorë ndërtimi ushtarak dhe 1.000 çminues në rajonin e Kurskit për të ndihmuar në rindërtimin pas pushtimit ukrainas, tha shefi për siguri i presidentit rus Sergej Shojgu pas takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un që u mbajt mbrëmë.
Në takim u shqyrtuan edhe planet për shënimin e "shfrytëzimit heroik" të ushtarëve të Koresë së Veriut në operacionet në rajonin e Kurskit, një pjesë e Rusisë e cila ishte sulmuar nga forcat ukrainase vitin e kaluar, kumtoi paraprakisht televizioni i Koresë së Veriut KCNA.
Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut të hënën kumtoi se sistemimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi është shkelje e qartë e sanksioneve të KB-së dhe bëri thirrje për ndërprerje urgjente të bashkëpunimit të tillë mes dy vendeve.
Presidenti i Koresë së Jugut, Li Xhe-Mjung dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba, u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm në lidhje me Korenë e Veriut në samitin G7 në Kanada, kumtuan Ishiba dhe zyra presidenciale e Koresë së Jugut.
Hetimi i Rojters zbuloi se Koreja e Veriut i ka furnizuar Rusisë miliona granata artilerie dhe mijëra ushtarë për luftërat në Ukrainë.
Kim shprehu "mbështetjen e tij pa kushte" të Rusisë, edhe krahas brengës së përfaqësuesve perëndimor dhe koreanoverior se Koreja e Veriut ndoshta merr teknologji ushtarake të avancuar, si dhe ndihmë ekonomike nga Moska. sa/
foto: Arkivi i MIA-s