• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia ka testuar raketën hipersonike "Cirkon" në stërvitjen ushtarake "Perëndimi 2025"

Rusia ka testuar raketën hipersonike

Moskë, 14 shtator 2025 (MIA) - Rusia sot njoftoi se ka testuar raketën lundruese hipersonike "Cirkon" drejt një objektivi në detin Barents gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake me Bjellorusinë "Perëndimi 2025".

"Sipas të dhënave të monitorimin në kohë reale, qëllimi ishte shkatërruar me një goditje të drejtpërdrejtë", citohet në kumtesën e Ministrisë rus të Mbrojtjes.

Stërvitjet ushtarake "Perëndimi 2025" filluan të premten dhe mbahen në territorin e Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe në detin Baltik dhe Barents.  sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR